Çavkov vazhdon grevën e urisë në burgun e Shutkës

405

Çavkov vazhdon grevën e urisë në burgun e Shutkës

Ish ministri i Brendshëm dhe drejtor i Byros për Siguri publike, Mitko Çavkov, i akuzuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 Prillit i cili ndodhet në paraburgim në burgun e Shutkës sot ka hyrë në ditën e dytë të grevës së urisë. Çavkov është i vetmi nga të paraburgosurit të refuzon të pranojë ushqim.

Çavkov dhe katër pjesëtarë të sigurimit parlamentar dhe policisë morën paraburgim prej 30 ditësh. Masën e shqiptoi Gjykata Penale Shkup me kërkesë të prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar. Paraburgimet janë kërkuar për shkak të mundësisë për arratisje dhe ndikim ndaj dëshmitarëve, pas dorëzimit të aktakuzës për hyrje dhe dhunë në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, por gjykata e pranoi argumentin vetëm për rrezikun e arratisjes.

Comments