Çavkovi nuk dorëzohet, ende sillet si ‘sherif’ në MPB

245

Edhe pse  Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu e shkarkoi nga detyra një ditë pas hororit që ndodhi në Kuvendin  e Maqedonisë, kryetari i shtabit operativ në kuadër të MPB-së, për reagime në situate krizash, Mitko Çavkov, sipas burimeve brenda MPB-së po mundohet ta pengoj kërkimin apo arrestimin e huliganëve të cilët e rrezikuan jetën e deputetëve, dhe gazetarëve në Kuvend, transmeton Lajm.

Ai mbrëmë kishte kërkuar të gjitha kërkesat e personave për të cilët Ministria e Punëve të brendshme ka dërguar thirrje dhe po I ndjek penalisht, sigurisht që shefat e vet partiak të kenë informacione të plota dhe në rast të munden që për shumicën të ndalin ndjekjet penale.

Sipas burimeve Brenda prokurorisë së Zvërlevskit. Prokurorja Gordana Geshovska  është ajo e cila merret me personat në fjalë  dhe të cilat ishin të detyruar të vinë vetëm në bisedim.

Ashtu siç merr vesh portal Libertas deri më tani në mesin e të arrestuarve dhe atyre që janë paraqitur në  prokurori mungojnë pjesa organizative (organizatorët) e  rrahjes që ndodhi më datë 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë/Libertas.mk/

Comments