Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Hakan Çavuşoğlu, i cili qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë, u prit në një takim nga kryeministri i vendit, Zoran Zaev, raporton Anadolu Agency (AA).
Zv/kryeministri Çavuşoğlu, gjatë takimit me kryeministrin Zaev ishte i shoqëruar edhe nga ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara dhe nga minisri pa resor i Qeverisë së Maqedonisë përgjegjës për investime të huaja, Adnan Qahil.
Pas takimit me kryeministrin e vendit, në kabinetin e ministrit pa resor, delegacioni turk i udhëhequr nga Çavuşoğlu, realizoi një takim me një delegacion të udhëhequr nga ministri pa resor përgjegjës për investime të huaja.
Çavuşoğlu qëndron për vizitë në Maqedoni me rastin e shënimit të 21 Dhjetorit, Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në këtë vend.
Ai do të pritet edhe nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, ndërsa në mbrëmje do të marrë pjesë në manifestimin qendror për shënimin e kësaj feste të komunitetit turk në vend.
Mëngjesin e sotëm, zv/kryeministri Çavuşoğlu poashtu mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të projektit për riparimin dhe pajisjen e Shkollës Fillore “Musatafa Kemal Ataturk” në Gostivar, që janë kryer në kuadër të bashkëpunimit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) me Unionin e Bashkive të Turqisë (TBB).