
Çdo i dyti i ri në Maqedoni dhe Greqi është i papunë, çdo i treti në Kosovë dhe çdo i katërti i ri në Kroaci. Analizat tregojnë se në vitin 2016 , Bosnja dhe Hercegovina ka qenë e para në rajon me 76.6 të të rinjve të papunë, ndërsa në vendin e dytë me gjysmën e të rinjve të papunë renditet Maqedonia, Transmeton KOHA. “Të rinjtë në Maqedoni që nuk kanë punë ballafaqohen me periudha të gjata të kërkesës për punësim. Pjesëmarrja e të rinjve të papunë të moshës 15 deri 29 vjeç, që kërkojnë punë më shumë se një vjet është 34.2 për qind e numrit të përgjithshëm të të papunëve për një periudhë afatgjate në vitin 2016” thuhet në analizën e Entit të Statistikës.
Njohësit e kësaj problematike thonë se papunësia e të rinjve akoma paraqet problem të madh dhe sfidë për shoqërinë tonë, që kërkojnë politika të reja inovative, që do të stimulojnë të rinjtë të vetëpunësohen dhe të nisin biznese të reja.

