Ceballos i thotë “po” Real Madrid

252
fresco

midle

Dani Ceballos është një futbollist i Realit të Madridit. Mes kampionëve të spanjës dhe mesfushorit është gjetur akordi. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “As” ditën e hënë Ceballos do të kryej testet mjekësorë, ditë në të cilën ai do të prezantohet dhe përpara mediave Në arkat e Betis, skuadër në të cilën është aktivizuar 20-vjecari do të shkojnë 15 milionë Euro.

Futbollisti ka dhënë ok e transferimit ditën e premte, pas një kohe të gjatë disukutimesh mes palëve. Në ndjekje të Ceballos ishte dhe Barcelona. Katalanasit gjithashtu kishin paraqitur ofertën e tyre, por në fund mesfushori ka preferuar kalimin tek kampionët e spanjës.
Talenti 20-vjecarë do të firmosë një kontratë 6-vjecare, e më pas do të niset me pushime për tju bashkuar ekipit në SHBA, aty ku skuadra e Zinedine Zidane do të zhvillojë fazën përgatitore si dhe disa takime miqësore, ku me shumë mundësi, Dani Ceballos do të bëjë debutimin e tij, me fanellën e Realit të Madridit.

Comments