Çedomir Jovanoviq: Do ta njihja Kosovën si shtet të shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë atje

241

Bartësi i listës “Duhet ndryshe” në zgjedhjet parlamentare të Serbisë Çedomir Jovanoviç ka deklaruar se “qëndrimi i tij për Kosovën është i njohur tash e 20 vjet” dhe se ai “Kosovën do ta pranonte si shtet të shqiptarëve dhe serbëve”, shkruan “Beta”.

“Kush do shtetin shqiptar duhet të kuptoj dy gjëra, asnjë popull evropian nuk i ka dy shtete, nuk munden as shqiptarët, sepse kjo do thoshte kaos i madh. Kush do shtetin shqiptar le të shkoj në Tiranë, ndërsa ata që duan shtetin serb le të vijë në Beograd”, tha ai për RTS.

Sipas tij Kosova duhet të jetë shtet i shqiptarëve edhe serbëve që jetojnë atje, shtet i kufijve të hapur, qarkullimit të lirë të njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve.

“Shteti të cilin ju edhe unë dhe dikush nga Tirana mund të shkoj ku të do. Shtet të cilin do ta ruajmë e kuptojmë sepse është me rëndësi për secilin për ne. E jo ajo që shohim tash që sot në Kosovë jetojnë vetëm ata që nuk kanë ku të shkojnë”, tha ai.

Ai vlerësoi se të gjithë ata nga rasti Banjskës “lehtë janë shpall terroristë” dhe kryeministri i Kosovës Kurti në takimin që kishte zhvilluar ditë më parë në Prishtinë i ka thënë se kur dëgjon këto “ nis të mendoj ndryshe për Radoiçiçin”, tha Jovanoviç.

Comments