Çekia dërgon ndihmë teknike në Maqedoni

205

ceki

Zjarrfikësit çekë do të dërgojnë gjeneratorë elektrik dhe pompa për pastrimin e shtresës së dheut të mbetur pas vërshimeve, të cilat para disa ditëve e kapluan Maqedoninë. Karvani humanitar do të niset sot, informoi zëdhënësja e Drejtorisë së përgjithshme të Brigadës zjarrfikëse të Çekisë, Nikol Zaoralova, lajmëroi korrespondenti i MIA-­s nga Praga.

Sipas saj, Maqedonia ka kërkuar ndihmë humanitare me ndërmjetësim të Sistemit evropian për komunikim gjatë situatave të krizës.

“Çekia, e cila ka përvojë të pasur me zgjidhjen e rajoneve të vërshuara, i ofroi Maqedonisë tetë gjeneratorë dhe 47 pompa për pastrimin e shtresës së dheut të mbetur dhe vendi e pranoi ofertën”, tha Zaoralova. Ndihma, e cila do të dërgohet me kamionë me rimorkio dhe një automjet komandues, pritet të arrijë në Maqedoni të shtunën dhe do të merret nga autoritetet lokale në Shkup në prani të ambasadorit çek.

Comments