Çellsi anulon festimin e titullit kampion

288

Skuadra e Çellsit ka anuluar festën në rrugët e Londrës , të cilën e kishte planifikuar gjatë fundjavës , ndërsa arsye për këtë është respekti për viktimat e sulmit terrorist në Mançester. “Pas ngjarjeve tragjike konsiderojë se është e papërshtatshme që të festohet gjatë ditës së diel në Londër,” thuhet në kumtesën e klubit londinez. Me këtë rast Çellsi falënderoi tifozët dhe paralajmëroi se në finale të FA Kupës kundër Arsenalit do të ketë shirita të zeza në fanella.

Comments