
Celticu ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë të “play-offit” në Ligën e Kampionëve ndaj Astanas.
Skuadra skoceze fitoi këtë përballje me rezultat të thellë prej 5 me 0, transmeton Koha.net.
Ishte Postnikov ai që i dha epërsinë Celticut duke shënuar autogol. Më pas Sinclair shënoi dy herë për ta trefishuar epërsinë.
Dy golat e tjerë për vendasit i shënuan Forrest e Griffiths.

