“Çështja e të pagjeturve duhet kushtëzuar me bisedimet në Bruksel”

232

cerkini

0:08, 31 Gusht 2016

Bajram Çerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të shoqatave për persona të pagjetur, për Klan Kosovën ka rrëfyer mënyrën se si i biri i tij u mor me dhunë nga forcat serbe para 17 vjetësh.

“Si shumë të tjerë, edhe biri im është zhdukur në orët e vona të mbrëmjes, kur është marrë me forcë nga forcat policore serbe. Kështu nga gushti i vitit 1999 nuk di gjë më për fatin e tij”.

Ai më tutje ka fajësuar institucionet e Kosovës për punë të pamjaftueshme në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, njofton Klan Kosova.

“Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë sa duhet dhe nuk e kanë marrë seriozisht punën e të pagjeturve. Duhet të bisedohet pak më ndryshe me ndërkombëtarët për këtë cështje”.

“Stopimi i kësaj cështje dhe problemi në krejt këtë mes është tek bashkësia ndërkombëtare. Femijët e marrë nga Kosova në atë kohë nuk besoj që janë masakruar, por janë lënë të gjallë dhe janë rritur. Të tjerët, të rriturit, që janë marrë me kamionë, janë dërguar në drejtim të Beogradit.  Duhet të kushtëzohet pala serbe me bisedimet në Bruksel”.

Comments