Çfarë diskutoi Fatmir Xhafaj me prokurorin italian të antimafias

384

Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho ndodhet në Tiranë. Vizita e tij mësohet nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili ka postuar në rrjetet sociale një foto shoqërura edhe me komnetet e mëposhtme: “Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij, që nga dje në Tiranë. Një diskutim shumë profesional dhe i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur italian, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar”

Mësohet se me Prokurorin De Raho është folur për çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dy palësh “në luftë kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale. Shkëmbim informacioni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkëta me skuadra mobile si dhe trajnime me Policinë shqiptare” shkruan kreu i ministrisë së brendshme.

Comments