Çfarë kërkoi Granit në Monchengladbach? (Foto)

Granit Xhaka mbrëmë ishte prezent në ndeshjen mes Borussia Moenchengladbach dhe Wolfsburgt (1:2)
Ylli kosovar, Granit Xhaka gjatë verës ishte transferuar nga Borussia Moenchengladbach në Arsenal për 35 milionë funte.
Por, mesfushori prishtinas nuk pati rastin të përshëndetet me tifozët e klubit gjerman. Kështu, Xhaka mbrëme zyrtarisht u ka thënë lamtumirë tifozëve të Moenchengladbachut.
Kurse, drejtuesit e klubit i kanë dhënë një dhuratë Granitit, i cili me sukses po luan te skuadra e Arsenalit.