Çfarë ndeshje! Rekord golash në “Sinjal Iduna Park” (VIDEO)

233
Çfarë ndeshje! Rekord golash në “Sinjal Iduna Park” (VIDEO)

Borusia Dortmundi e ka shpartalluar Legia Varshavan me rezultat të thellë prej 8:4 në “Sinjal Iduna Park”.

Golat për gjermanët i shënuan Kagava (2), Shahin, Dembele, Reush (3) dhe Paslak, teksa për mysafirët shënuan Prijoviç (2), Kuçarczyk dhe Nikoliç.

Rezultati 8:4 në favor të Dortmundit na prodhoi edhe një rekord të ri në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, si ndeshja me më shumë gola, duke thyer rekordin prej 11 golave të arritur në ndeshjen e para 13 viteve, ndërmjet Monakos dhe Deportivo Lakorunjas 8:3.

Dortmundi është lider i grupit “F” me 13 pikë, ndërsa Legia mbetet në vendin e fundit me 1 pikë të grumbulluar.

Comments