
Moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka bërë një paralajmërim të fortë gjatë një debati me analistit Artan Hoxha. Ishte Hoxha që e kritikoi Fevziu për shtrembërim të deklaratës së Lulzim Bashës për një koalicion me Edi Ramën dhe më pas moderatori ka replikuar ashpër.

“Ai 31 ditë nuk i përmendi njëherë emrin Edi Ramës dhe u kujtua ta bënte vetëm gjashtë ditët e fundit. S’mund të ma thuash mua këtë. Lerë se s’po u them ndonjë gjë tjetër se do ju bjeri ‘bomba’ dhe do mbyllet emisioni pastaj”, u shpreh Fevziu.
I pyetur nga Armand Shkullaku se i referohej skenarit që Basha mund të bëhet kryetar Kuvendi, Fevziu iu përgjigj: “Jo, jo, është akoma më e rëndë”.