Çfarë po ndodh me Mourinhon, statistika më të dobëta se David Moyes

406

mou-mufc

Moebel THEMA

Jose Mourinho po kalon në krizë me Manchester Unitedin.

Trajneri portugez nuk është duke kaluar në formë aspak të mirë me klubin e tij të ri, madje statistikat dëshmojnë se ai ka bërë punë më të dobët se i shkarkuari David Moyes, përcjell Gazeta Blic

Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Mourinho ka rekord më negativ se David Moyes me Manchester Unitedin.

Mourinho fitoi tri ndeshjet e tij të para me Djajtë e Kuq, mirëpo më pas ekipi i tij humbi tri ndeshje radhazi, duke pësuar krizë të rezultateve.

Për t’i bërë gjërat më keq për Mourinhon, portugezi ka pasur mbështetje të mëdha financiare në afatin kalimtar, kurse Moyes nuk shpenzoi shumë në lojtarë pasi zëvendësoi Fergusonin.

Pas 14 ndeshjeve, Unitedi me Mourinhon ka 8 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, kurse me Moyesin pati një barazim më shumë dhe një humbje më pak. /Gazeta Blic/

Comments