Challandes: Fitoren ia dedikojmë Vokrrit

268
fresco

Kosova ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” kanë shënuar fitore të pastër ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve.

Kosova triumfoi 2:0, ku dy golat i gjeti në pjesën e dytë.

“Ishte një fitore për Fadil Vokrrin. Një ndeshje emocionale dhe shpresoj se ai nga lart na ka shikuar”, ka thënë zvicerani për mediat kosovare.

“Nga ndeshja e parë ndryshuam. Kishim nevojë për këtë fitore dhe e arritëm. Besoj që do ja dalim mirë deri në fund dhe do të këtë edhe fitore të tjera”.

Comments