
U mbyllën ndeshjet e para të grupeve A, B, C, D të Champions League, të cilat prodhuan bollëk golash, njofton SYRI.net.
Mbrëmja e sotme nuk pati shumë surpriza, me ekipet pretendente që fituan pastër. PSG, Barcelona, Bayern Munchen, Manchester United e Chelsea nuk e patën të vështirë fitoren, ndërsa i vetmi barazim u regjistrua në sfidën Roma-Atletico Madrid.


