Shkëndija ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertën e raundit të parë kualifikues në Champions League.
Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, ka arritur të mposht 0-1 në udhëtim Nomme JK Kalju e Estonisë.
Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Shkëndijën e shënoi Agim Ibrahimi nga pika e bardhë e penalltisë.
Dueli i kthimit do të zhvillohet një javë më pas me Shkëndijën që ka hedhur një hap të sigurt drejt fazës tjetër.