
Chelsea është futur në garë për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Real Madridit, Danilo.

Skuadra londineze do ta rivalizoj Juventusin dhe Arsenalin për transferimin e mbrojtësit të djathtë që nuk është në planet e Zidanes për sezonin e ri.
Danilo është duke kërkuar skuadër të re, pasi nuk dëshiron që të luaj si rezervist i Dani Carvajalit, andaj Chelsea është futur seriozisht në garë për transferimin e tij.
Skuadra londineze do të provoj të gjitha mundësitë për transferimin e mbrojtësit të skuadrës spanjolle që kushton 30 milionë euro.