Chelsea mposht Cityn, rivalin e drejtpërdrejt për titull

135

Chelsea ka bërë rikthimin e madh në rezultat, për të mposhtur në fund Manchester Cityn me rezultat 3 me 1.

Me fitoren e siguruar në “Etihad Stadium”, londinezët përforcojnë pozitën e parë, derisa mposhtën rivalin e drejtpërdrejt për titull të Premier Ligës.

City në fund të pjesës së parë siguruan epërsinë me autogolin e Gary Cahill, por rikthimi i Chelseat filloi në minutën e 60 kur barazoi Diego Costa.

Dhjetë minuta më vonë braziliani Willian realizoi për 2 me 1 ndërsa serinë e golave në këtë takim e mbylli Eden Hazard në minutën e 90.

Kur po zhvillohej minuta e tetë shtesë e këtij takimi, City mbeti me dy lojtarë më pak në fushë, pasi direkt me karton të kuq u ndëshkuan Aguero dhe Fernandinho.

Comments