Giorgio Chiellin ditën e sotme i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për të rikuperuar ligamentin e dëmtuar të gjurit të djathtë. Operacioni u krye në klinikën Hochrum, në Innsbruk nga profesor Christian Fink, në prezencë edhe të mjekëve të klubit.
Chiellini sipas komunikatës së publikuar nga skuadra e Juventusit do të mungojë 6 muaj.
Mbrojtësi e nisi kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar golin që i dha fitoren Juventusit në ndeshjen hapëse të Serisë A, por vetëm pak ditë më vonë pësoi një dëmtim të rëndë, që do ta mbajë për shumë kohë jashtë.
Për shkak të dëmtimit, Chiellini nuk u përfshi në listën e UEFA-s për ndeshjet e grupeve të Champions Leagues, ndërsa në klubin bardhezi ka optimizëm për rikuperimin e plotë të kapitenit në muajin mars.
Pikërisht atëherë është faza më e nxehtë e sezonit, me fazën finale të Championsit, por edhe kampionatit, ndaj Chiellini do të jetë si një vlerë e shtuar, por fillimisht duhet të bëjë tifo që bardhezinjtë të jenë plotësisht në garë për të triumfuar në këto kompeticione.