

Dy anëtarë të Partisë së Re opozitare të Serbisë, Marinika Tepiq dhe Zoran Zivkoviq kanë thënë se për situatën në qendrat për punë sociale dhe dy vrasjet që ndodhën në ditët e fundit, është përgjegjës ish-ministri i punës Aleksandar Vulin, shkarkimin e të cilit e kanë kërkuar.
Në një deklaratë për media, deputetët e Partisë së Re kanë konstatuar se situata është më e keqe, pasi që këto vrasje janë kryer nga persona me të kaluar kriminale, transmeton Klan Kosova.