Cilën këngëtare me famë botërore kopjon Tuna në imazhet e fundit [Foto]

391

Ajo gjithmonë e ka dashur suksesin dhe vëmendjen, sigurisht ka punuar ndër vite për të arritur atë që ajo sot e gëzon famën, përkrahë punës e përcjellën edhe disa ngjarje të jetës private, shkruan Kosovarja.

Tuna përveç muzikës është komentuar shumë shpesh edhe për jetën private për martesën dhe divorcin me Rilind Rekën. U vu në fokus edhe raporti i saj me reperin Cozman i cili përfundoi me ndarje, ndërsa tani këngëtarja është në lidhje me Patris Berishën ku ata sollën në jetë vogëlushin me emrin Tian.

Tuna si këngëtare është veçuar për stilin por nuk ka shpëtuar pa kopjuar këngëtarët me famë botërore si edhe shumë të tjera.  Në setin fotografik që ajo ka realizuar ditë më pare duket aq bukur dhe e freskët por nuk ka ardhur origjinale në stilin veshjes.

Muajë më parë më këtë stil veshje u shfaq këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa në hapjen e finales së Ligës së Kampioneve të futbollit ne Kiev të Ukrainës. /Kosovarja/

Comments