Cilët janë rreziqet kryesorë për fëmijët


Rreziku i përdorimit të internetit nga fëmijët konsiderohet të jetë i lartë në Kosovë, raporton KTV.
Hulumtimi nga organizatat që merren me mbrojtjen e fëmijëve, “Save the Children” dhe Qendra “Fit”, tregon se rreziqet kryesore janë dhuna, pornografia, takimi me njerëz të panjohur dhe keqpërdorimi i të dhënave personale.
Rreth 26 % e fëmijëve kanë deklaruar që kanë parë përmbajtje pornografike në 12 muajt e fundit, ku 39% e tyre kanë thënë se ajo çfarë kanë parë i ka shqetësuar ata.
Nga “Save the Children” kanë thënë se në këtë drejtim duhet të vetëdijesohen edhe prindërit.
E, Ministria e Arsimit deklaron se po punon në ndryshimin e kësaj situate. Psikologët rekomandojnë më shumë mbikëqyrje nga prindërit. Ndërkohë, tri pajisjet kryesore që përdoren nga fëmijët për t’u kyçur në internet janë telefonat celularë, llaptopët dhe kompjuterët.