Kemi një marrëveshje shumë të rëndësishme me fqinjët veriorë, Marrëveshje që ka të bëjë me perspektivën e bashkëpunimit dhe paqes në rajon, thotë kryeministri grek Aleksis Cipras në intervistën për emisionin rus “Formula of Power” dhe sqaroi se Greqia, Marrëveshjen e Prespës nuk e lidh me vendimin e fqinjit për të hyrë në ndonjë nga organizatat ndërkombëtare, por e lidh me zgjidhjen e një çështjeje të pazgjidhur historike.
Cipras shpreson se prej tani e më tej një numër i madh i vendeve në botë, duke përfshirë edhe Rusinë, “do të ndalojnë që ta njohin vendin fqinj nën emrin aktual kushtetues dhe do të vendosin përcaktimin gjeografik Maqedonia e Veriut”.
“Konsideroj se kjo marrëveshje është një hap historik, që për Greqinë nuk lidhet aspak me përzgjedhjen e fqinjëve nëse do të hynë në ndonjë organizatë ndërkombëtare apo jo, por ka të bëjë me zgjidhjen e një çështjeje historike lidhur me emrin e fqinjit, që besoj se prej tani e më tej do të ndryshojë dhe do të mundësojë që një numër i madh i vendeve në botë, duke përfshirë edhe Rusinë të ndalojnë ta njohin atë nën emrin e saj kushtetues, respektivisht emrin Republika e Maqedonisë por do të vendosin përcaktimin gjeografik Maqedonia e Veriut, sepse Maqedonia për ne është një element shumë i rëndësishëm në trashëgiminë tonë antiko-greke, kulturore, kështu që, këtu duhet që të vendoset një ndarje e qartë dhe e sinqertë. Për këtë ky është një hap i rëndësishëm”, tha Cipras në intervistë.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, kryeministri i Greqisë theksoi se jo vetëm që Greqia del nga kriza, por se “vendi e ndërton rolin e saj gjeopolitik në rajon si forcë e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit”