CITY TREE NË SHKUP DHE TETOVË

234

Qendra për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor Eko-vetëdije në bashkëpunim me Ambasadën gjermane, qytetin e Shkupit dhe kompanitë- donatore të Maqedonisë dhe të huaja, siguroi instalim të City Tree – bilbord të gjelbërt inovativ dhe të patentuar i cili e pastron ajrin në Shkup dhe Tetovë.

Me rastin e fillimit të projektit, sot në konferencën për media  do të mbajnë fjalim ambasadorja e Gjermanisë Kristine D. Althauzer, Ana Çoloviq Leshoska nga Eko-vetëdije dhe një përfaqësues nga qyteti i Shkupit.

Sipas Eko-vetëdijes, qëllimi kryesor i projektit është të ngrihet vetëdija te qytetarët, ekspertët, institucionet kompetente dhe bizneset për nevojën që të veprohet në fushën e cilësisë së ajrit, për përfitimet e projektit inovativ City Tree dhe në përgjithësi për cilësinë e ajrit në Republikën e Maqedonisë.

Comments