CIVIL kërkon që partitë t’i publikojnë burimet për financim të kampanjave

55

Image result for Qendra për liri “Civil”

Moebel THEMA

Nga CIVIL theksojnë se në Republikën e Maqedonisë udhëhiqet kampanjë parazgjedhore jashtëzakonisht e shtrenjtë, kurse partitë politike nuk japin informacion se nga i marrin mjetet financiare për të.

Qendra për liri “Civil” me dy ekipe mobile, gjatë fundjavës qëndroi në Ohër dhe bëri të ditur se nga 70 partitë politike, vetëm 5 prej tyre kanë pranuar të përgjigjen se kush ua financon kampanjën e tyre.

“Mediat janë tregim më vete. Për fat të keq asgjë nga ajo që është marrë vesh në Përzhino, nuk është realizuar. Akoma ka gjuhë të urrejtjes” shtoi Sinisha Stankoviq, udhëheqës i “Civil”.

Para mediave lokale “Civil” prezentoi raportet dhe analizat e monitorimit zgjedhor. Ata i përsëritën kërkesat deri tek institucionet dhe partitë politikë që t’i përmbahen Kushtetutës, ligjeve dhe standardeve demokratike. Sipas tyre, momentalisht nuk ekzistojnë kushte për zgjedhje të vërteta, fer dhe demokratike, por nuk ka kohë dhe hapësirë që edhe një herë të shtyhen.

“Civil” e vëzhgon situatën në tërë vendin tashmë një periudhë të gjatë kohore, kurse në ditën e votimit do ta vëzhgojë me rreth 30 vëzhgues.

Comments