Çka ndodhi me nazistin e vetëm gjerman që refuzoi ta përshëndeste Hitelerin?

219

Moebel THEMA

E adoptuar nga Partia Naziste në vitin 1930, përshëndetja famëkeqe e Hiterit “sie hell” (kuptimi: brohoritje për fitoren), ishte i detyrueshëm për të gjithë shtetasit gjermanë, si demonstrim i lojalitetit ndaj Fuhrer’it, partisë së tij dhe vendit të tij.

August Landmesser, është gjermani i vetëm që kishte refuzuar ta ngriste dorën e tij të djathtë gjatë një tubimi të Hitlerit në vitin 1936, ndonëse ishte një nazist besnik.

Landmesser i ishte bashkuar Partisë Naziste në vitin 1931 dhe kishte filluar të punonte shumë për partinë që do të bëhej zëri i vetëm i vendit.

Mirëpo dy vjet më vonë, Landmesser kishte rënë çmendurisht në dashuri me Iram Eckler, një grua herreje, dhe i kishte propozuar martesë në vitin 1935.

Pasi martesa e tij më një grua herreje ishte zbuluar, Landmesser ishte përjashtuar nga partia naziste.

Landmesser dhe gruaja e tij Eckler, kishin vendosur që të martoheshin në Hamburg, mirëpo martesa e tyre ishte refuzuar nga ligjet e Nurembergut.

Çifti kishin pritur në jetë vajzën e tyre të parë, Ingridin, në tetor të vitit 1935.

Dhe më pas, në vitin 1937, Landmesser kishte provuar që të ikte nga Gjermania naziste e të shkonte në Danimarkë me familjen e tij. Mirëpo ai ishte arrestuar në kufi, i akuzuar për “çnderim të racës dhe turpërim të racës”, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Një vit më vonë, Landmesser ishte liruar nga nazistët për mungesë provash dhe ishte thënë se ai nuk kishte një lidhje me hebrejen Eckler.

Duke refuzuar që ta braktiste gruan e tij, Landmesser i kishte injoruar urdhrat nazistë dhe ishte arrestuar sërish në vitin 1938, dhe kishte qëndruar në një kam përqendrimi për tri vjet.

Ai kurrë më nuk e kishte parë gruan që e dashuronte dhe as vajzën e tij.

Policia sekrete e shtetit, e kishte arrestuar gruan e tij, e cila ishte disa muajsh shtatzënë me vajzën e tyre të dytë.

Ajo e kishte lindur vajzën e tyre Irene në burg, dhe më pas ishte dërguar në kampin e përqendrimit menjëherë pas lindjes.

Besohet se Eckler ishte dërguar në një qendër përqendrimi në vitin 1942, ku është vrarë me 14,000 hebrenj të tjerë.

Ndërsa, Landmesser është raportuar i zhdukur diku në Kroaci.

Comments