Çka të hani për tu ngrohur në temperatura polare?

Është ftohtë, ndërkaq ju do të duhet të dilni jashtë? Përpos veshjes së trashë ju do të duhet të ngroheni edhe nga brenda. Për ta arritur këtë ju do të duhet të konsumoni ushqime që do të rrisin temperaturën trupore, njofton Aktuale.
Nutricionistët sugjerojnë tre produkte: xhenxhefilin, vajin e kokosit dhe çajin e gjelbërt.
Xhenxhefilli përpos se ju djeg gjuhën, gjithashtu u nxeh edhe pjesët e tjera të trupit. Merni një gotë çaj të xhenxhefillit ose konsumoni në konsumoni me përbërje tjera ushqimore.
Një lugë vaj kokosi përmban 117 kalori dhe 13.6 gr yndyrna. Në mujat e dmirit do tu nxeh mirë dhe do të përforcojë imunitetin.
Për shkak të përmbajtjes së madhe të kofeinës çaji i gjelbërt jo vetëm se do tu nxehë duke ua rritur temperaturën trupore por edhe do tu kthjellë.

