Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se për murin në Mitrovicë është arritur marrëveshje e njëjtë më 8 dhjetor, sikurse me atë që u zbatua tani.
Vuçiq iu tha gazetarëve në Beograd, se nesër fillon me ndërtimin e kompleksit me të gjitha detajet që janë të nevojshme për serbët në veri të Mitrovicës, si dhe në përputhje me marrëveshjen, dhe theksoi se serbët e morën atë që donin, dhe se paqja është ruajtur, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
Kjo deklaratë e tij erdhi një ditë pas rrënimit të murit të ndërtuar gjatë muajit dhjetor të vitit të shkuar në Mitrovicë.
Shembja e tij u bë pas një ujdie të arritur në mes të Qeverisë së Kosovës, kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq me ndërmjetësin e BE-së, transmeton Klan Kosova.