Clinton apo Trump? Parashikuesi i zgjedhjeve 30 vitet e fundit zgjedh fituesin, tronditen amerikanët
Në javët e fundit fushata presidenciale amerikanë është tronditur nga një seri ngjarjesh.
Fillimisht publikohet videoja ku Trumpi mburrej seksualisht si i “kapte femrat” dhe më pas dhjetra gra dolën publikisht dhe akuzuan republikanin për ngacmim të drejtpërdrejtë seksual.
Në të njëjtën kohë, WikiLeaks publikoi emailet e brendshme të fushatës Clinton dhe qeveria akuzoi Kremlinin për përfshirje, E për ta mbyllur me bombën e fundit:FBI-ja rinis hetimin për Hillary Clinton
Por një parashikim tronditës ka ardhur në mesin e kësaj “katrahure”, raporton “The Independent”.
Donald Trump do të fitojë, thotë njeriu që parashikoi saktë zgjedhjeve presidenciale në 30 vitet e fundit.
Allan J. Lichtman, profesor i shquar i historisë në Universitetin Amerikan, tha se demokratët nuk do të jenë në gjendje të mbajnë Shtëpinë e Bardhë.
Nëse ju nuk jeni njohur me sistemin e tij disi unik të parashikimit na lejoni t’ju shpjegojmë se ai bazohet në 13 pyetje përgjigje, raporton syri.net, të cilat i quan 13 celësat për Shtëpinë e Bardhë.
13 celësat janë një sistem i bazuar historikisht në parashikim që ishin themeluar për studimin e zgjedhjeve presidenciale nga viti 1860 deri 1980, dhe unë e kam përdorur në mënyrë prospektive për të parashikuar, shpesh edhe para kohe, rezultatet e të gjitha zgjedhjet nga viti 1984 deri 2012. Dua të them se çelësat ne thelb vlerësojnë fuqinë dhe performancën e partisë që mban në Shtëpinë e Bardhë, thote ai.