Barcelona po tenton të bëjë transferimin më të papritur të verës në futbollin evropian.
Sipas “Mundo Deportivo”, katalunasit janë duke punuar intensivisht për transferimin e yllit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Trajneri Ernesto Valverde ka këmbëngulur në transferimin e francezit, duke kërkuar një sforco financiare nga klubi, përcjellë “Lajmi.net”.
Për këtë arsye, Barca ka hequr dorë nga kylian Mbappe dhe Paulo Dybala.
Opsion mbetet edhe Philippe Coutinho, por Liverpooli po e vështirëson operacionin. /Lajmi.net/