
Nga mesnata, çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të ulen me 1.50 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE), transmeton Portalb.mk.
“Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) do të ulet me 1 denar, ndërsa çmimi me pakicë i vajit për amvisëri M-1 NS do të ulet me 0.931 denarë. Nga mesnata, EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 74 denarë, EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 76 denarë, ndërsa dizeli do të kushtojë 68.5 denarë”, thuhet në njoftimi e KRRE-së.