Çmimet e produkteve industriale në RMV rriten mesatarisht 5.6%, disa produkte deri 42%

65
fresco

Në Maqedoninë e Veriut për 5.6 përqind u rritën çmimet e produkteve industriale në tregun vendor, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin shtator të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve industrialë në tregun vendor janë rritur për 5.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se në krahasim me qershorin e këtij viti, rritja është për 1.2 përqind.

Rritje më e theksuar, krahasuar me shtatorin e kaluar, u regjistrua te energjia (7.3 %) dhe mallrat jo të qëndrueshme për konsum të gjerë (7.2 %). Prodhimi i produkteve të duhanit ka regjistruar rritjen më të madhe të çmimeve (42.4 %)

Comments