Çmimi i parë për storien “vdekja e Kosta Kërpaçit”

169
Çmimi i parë për storien

Instituti Maqedonas për Media në mënyrë tradicionale për të gjashtëmbëdhjetën herë sot e ndau çmimin “Nikolla Mlladenov” për storien më të mirë hulumtuese në vitin 2016. Fitues të çmimit të parë janë Miomir Serafinoviq dhe Snezhana Lupevska-Sozen për storien “vdekja e Kosta Kërpaç” e publikuar në emisionin “KOD” në televizionin “Telma”.

Çmimin e dytë për storien më të mirë investigative për vitin 2016 e fitoi Zoran Jovanovski për storien “Hiri i vdekjes” e publikuar në emisionin “360 gradë” në televizionin “Alsat – M”. Çmimin e tretë e fitoi Irena Mulaçka për serinë e teksteve për vdekshmërinë e rritur të foshnjave të publikuara në javoren “Fokus”, njofton KOHA.

Komisioni për përzgjedhjen e stories më të mirë investigative për vitin 2016 në përbërje të Mirçe Jovanovskit, Vedat Memedaliu, Gonce Jakovlevski, Zoran Kuka dhe Biljana Petkovska, vendosi t’u ndajë mirënjohje për shprehjen e jashtëzakonshme gazetareske dhe bashkëpunimin cilësor të storieve të Vllado Apostollov dhe për angazhimin e shquar gazetarsk, përpunimin profesional të Stojanka Mitreska.

Në konkursin e sivjetmë janë paraqitur 39 autorë dhe 69 storje, të përpunuara në 97 tekste/kronika, të publikuara në internet portale, televizione dhe në javore. Çmimi për storien më të mirë investigative ndahet nga viti 2001, ndërsa nga viti 2013 e mban emrin e gazetarit “Nikolla Mlladenov”.

Comments