Como e njofton Leverkusenin për qëndrimin e Fabregasit

171

Cesc Fabregas do të vazhdojë të jetë trajner i Comos.

Spanjolli, po kalon në një periudhë spektakolare në Serien A, ku të cilët janë edhe skuadra më në formë në Evropë.

Fabregas u lidh me pozitën e trajnerit të Bayer Leverkusenit, ku drejtuesit e skuadrës gjermane e shihnin si zëvëndësues të Xabi Alonsos.

Por sipas gazetarit Fabrizio Romano, Como i njoftoi skuadrës gjermane planet e tyre afatgjatë për të vazhduar me Fabregasin dhe se largimi nuk ishte kurrë opsion për të.

Como, në sezonin e tyre rikthyes në Serien A gjenden në pozitën e 10-të, me 48 pikë./IndeksOnline/

Comments