Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka qenë mbrëmë i pranishëm në Torino për të parë ndeshjen Juventus-Inter.
Sipas “Tuttosport”, tekniku italian ka qenë i pranishëm në stadium për një arsye të veçantë.
Ai ka vëzhguar nga afër brazilianin Alex Sandro, të cilin e do me çdo kusht te Chelsea.
Conte është i impresionuar nga 26-vjeçari dhe i ka kërkuar pronarit Roman Abramovich për transferimin e tij