Conte feston kualifikimin: Jemi një skuadër shumë e fortë

321
fresco

Trajneri Antonio Conte ka përgëzuar skuadrën e Chelsea, pas fitores 4-0 në Azerbajxhan ndaj Qarabag, e cila i jep mundësinë kampionëve të Anglisë të kualifikohen për në 1/8-t e finaleve të Champions League. Pavarësisht nga udhëtimi i gjatë rreth 4 mijë kilometra, londinezët fitua me dy gola të shënuar nga Willian dhe me dy penallti që u fituan nga sulmuesi brazilian, por u shndërruan në gol nga Eden Hazard dhe Cesc Fabregas. Ndeshja e ardhshme e Chelsea do të jetë sfida në Premier League kundër Liverpool.

“Skuadra ime tregoi karakter, – tha Conte. – Jemi përballur me shumë probleme në këtë sezon, por gjithmonë kemi dhënë një përgjigje të mirë në fushën e lojës. Humbja 3-0 me Roma në ndeshjen e kaluar të Champions ka qenë ndeshja më e dobët që kur kam marrë drejtimin e Chelsea, por mënyra si fituam dhe siguruam kualifikimin në Azerbajxhan tregon se jemi në gjendje të reagojmë sa herë është e nevojshme. Tani jemi përqendruar maksimalisht te ndeshja ndaj Liverpool, shumë e rëndësishme për ecurinë tonë në Premier League. Jemi një skuadër kompakte, shumë e fortë.”

Comments