Diego Costa ka thënë se i ka rënë pishman që është larguar nga Atletico Madridi për të kaluar te Chelsea, mirëpo me rikthimin në Madrid ka thënë se tani gjithçka është në vendin e vet.
Sulmuesi spanjoll kaloi të Chelsea në vitin 2014 për 40 milionë euro, ku arriti t’i shënojë 52 gola për tre stinore me klubin londinez, mirëpo viti i fundit ishte i vështirë për të pasi kishte prishur marrëdhëniet me Antonio Conten sa ishte trajner, transmeton Gazeta Express.
“Ishte një kohë e keqe, por nuk ishte faji i im. Njerëzit thanë gjëra, mirëpo me kohën çdo gjë shkon në vend të vet, shikojeni ku është trajneri, shikojeni Conten”, ka thënë Costa në një intervistë për gazetën spanjolle Marca.
“Gabova që shkova te Chelsea, për shkak të mënyrës se si i zgjidhin ata punët”.
“Kur ata më thanë të shkojë në stërvitje me të rinjtë, atëherë e kuptova se do të rikthehem te Atletico, edhe pse kishte oferta të tjera”.