Covey dëshmon: Thaçi njihej si drejtues politik

123
fresco

Dëshmitari James Jock Covey po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Ai ka qenë zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, transmeton lajmi.net.

Sot Covey deklaroi në Hagë se Hashim Thaçi është njohur si drejtues politik.

Kjo deklaratë e Covey u dha kur iu prezantua një video, e cila tregonte për prezencën e Thaçit në qytetin e Rahovecit.

“Njihej si drejtues politik”, tha Covey për Thaçin.

Në videon që iu shfaq dëshmitarit dëgjohej një zë duke thënë se “Më mijëra janë mbledhur në qytezën e Rahovecit për të përshëndetur Thaçin”.

Comments