Çuni i LDK-së e mban të fshehtë votën për Demarkacionin

120
Çuni i LDK-së e mban të fshehtë votën për Demarkacionin

Moebel THEMA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni, edhe një ditë para seancës për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, nuk ka pranuar të bëj publike votën e tij.

Derisa kryesia e LDK-së, ka shprehur unanimisht përkrahjen për deputetët e kësaj partie për të votuar Pro Demarkacionit, Anton Çuni nuk pranon të flas nëse do të votoj për apo kundër.

“Kam thënë edhe më herët që votën time do ta bëj publike më 1 shtator”, është shprehur Çuni për lajmi.net

Deri më tani deputeti Çuni nuk është deklaruar fare për marrëveshjen e cila përcakton kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ndërkaq disa koleg nga partia e tij e kanë kundërshtuar hapur.

Comments