Daçiç tani kërcënon edhe me luftë, jep ultimatum për “Zajdenicën”

569
fresco

Zëvendës kryministri serb, Ivica Daçiç, duket se nuk e ka ndërmend të ndalë deklaratat kërcënuese…..

Zëvendës kryministri serb, Ivica Daçiç, duket se nuk e ka ndërmend të ndalë deklaratat kërcënuese në drejtim të shtetit të Kosovës.

Të hënën ai ka thënë se rasti i arrestimit të Marko Djuriçit mund të kishte përfunduar me konflikt të armatosur, duke paralajmëruar se në të ardhmen çdo “sulm” në veri të Kosovës do të konsiderohet si sulm ndaj shtetit serb.

E qëndrimin për Asociacionin e Komunave Serbe, që fillimisht u paraqit si i Listës Serbe, tashmë e mban edhe shteti i Serbisë, që kërkon formimin e Asociacionit deri më 20 prill.

“Nuk është interes i yni të rëndojmë situatën, por të jetë qetë dhe të zbatohet marrëveshja e Brukselit”, ka deklaruar Ivica Daçiç, ndërsa i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të qartësojë pozicionet e saj ndaj Serbisë.

Ai tha se, do të pritet deri më 20 prill për të parë nëse Prishtina do të përmbushë obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin e Komunave Serbe, dhe shtoi se nëse nuk përmbushet ky obligim Serbia duhet të vendosë çka tutje.

Ai e vlerësoi si turp për Europën dhe BE-në arrestimin e Marko Djuriç javën e kaluar.

“Mendoj se Pablo Escobar do të trajtohej më mirë po të burgosej, po të mos ishte vrarë. Djuric nuk është kriminel, nuk është dikush që e ka thyer ligjin, nëse bëhet fjalë për shkaqe politike ka mundur të bëhet ndryshe”, u shpreh Daçiç, i cili më tej shtoi: “Ka mundur të vinte deri te konflikti, çdo sulm në veri në do e interpretojmë si sulm ndaj Serbisë”.

Comments