Daçiq takon sekretarin amerikan Pompeo, i flet për dialogun Kosovë-Serbi

297

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka zhvilluar një takim të shkurtër me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Gjatë bisedës së mbajtur në Brazil në ceremoninë e inaugurimit të presidentit, Jair Bolsonaro, Daçiq e ka njoftuar Pompeon për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan B92.

Kryediplomati serb e ka ftuar sekretarin amerikan për vizitë zyrtare në Serbi.

Comments