Dafi dhe Silva Gunbardhi ndezin publikun turk me këngën ‘Të ka lali shpirt’[Video]

296
Këngëtari nga Shqipëria, Dafi Derti dhe Silva Gunbardhi janë artistë mjaft të suksesshëm.
Ata rrëmbyen më së shumti vëmendje me këngën e tyre “Të ka lali shpirt” të publikuar para 5 viteve, shkruan lajmi net.

Ky projekt pati një sukses të jashtëzakonshëm pasi numëron mbi 408 milionë klikime në kanalin, Youtube.

E këtë e kanë dëshmuar edhe me videon e fundit të publikuar në Instagram, teksa ishin pjesë e festivalit “Alsehir Festival” në Turqi. Në video shihet të jetë një atmosferë e mahnitshme gjersa publiku brohoritnin vazhdimisht.

Se kjo këngë pëlqehet nga publiku turk vërtetohet edhe nga këngëtarja turke, Linet e cila e këndon gjatë një emisioni.

Ndryshe, Dafi dhe Silva shquhen si një nga çiftet më të pëlqyera dhe më të dashura shqiptare./Lajmi.net/

Comments