Daily Mail: Dasma mbretërore në Shqipëri, ku mbretëria nuk ekziston…

153

leka

Ditën e sotme është zhvilluar në Shqipëri martesa e dytë mbretërore, kjo e para pas rënies së komunizmit. Princi Leka II ka lidhur kurorë me të fejuarën e tij Elia Zaharia në një ceremoni tejet luksoze. Kanë qenë këto fjalët hapëse të një artikulli të gjatë që Daily Mail i ka kushtuar dasmës mbretërore.

Familja në fjalë nuk ka asnjë status të veçantë apo rol zyrtar sot në shtetin shqiptar, megjithatë gjaku blu i Evropës nuk mungoi këtë ditë. 20 familje mbretërore dhe 100 aristokratikë nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe personalitete nga Britania e Madhe, ishin të pranishëm në dasmën e Princit Leka me Elian Zaharian.

Martesa e nipit të Ahmet Zogut, të parit mbret të shqiptarëve Leka II me aktoren Elia Zaharia është e dyta martesë e tillë që bëhet në Shqipëri, pas të parës dasmë mbretërore të organizuar në 23 prill 1938, ajo e Mbretit Zog me Geraldina De Nagy Appony.

Daily Mail duket se nuk i ka kushtuar pak rreshta çiftit mbretëror pasi çdo fotografi e ka shoqëruar me fakte tejet interesante. Ndër to citojmë:

Mbreti Leka II ka lindur në vitin 1982 dhe kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në Afrikën e Jugut. Ai u kthye në Shqipëri në moshën 20 vjeçare dhe aktualisht mabn pozicione këshilluese në ministrinë e jashtme dhe presidencës

Aktorja, Elia, ka lindur në shkurt të vitit 1983. Ajo u diplomua në Tiranë në vitin 2002 dhe u zhvendos po në atë vit në Paris për të ndjekur studimet e saj.

Familja mbretërore e Shqipërisë u dëbua nga vendi në vitin 1939, pasi vendi u pushtua nga fashistët italianë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, kur komunistët morën pushtetin e konsideruan Mbretin Zog tradhtarë dhe e zhveshën tërësisht nga pushteti .

‘Gjyshi i tij (Mbreti Zog) kontribuoi shumë në Shqipëri dhe ndërmori reforma për të përmirësuar ekonominë e vendit madje edhe jetën shoqërore në vend. Ne nuk duhet të harrojmë se Mbreti Zog, një mysliman, u martua me një grua katolike, duke hapur rrugën për tolerancën fetare në vend, “tha Fatmir Qafa, një pensionist 70-vjeçar.

“Shqiptarët gjatë kohës së tij ishin shumë më të lirë se nën komunizëm. Por ishte komunizmi që u përpoq të shtrembërojë karakterin e tij, “shtoi ai.

Princi Leka është nipi i Mbretit Zog I, i cili sundoi për vetëm dhjetë vjet nga 1928 deri në 1939.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-3828417/Albania-hosts-second-royal-wedding-end-communism-King-Leka-II-marries-longtime-fiancee-Elia-Zaharia-lavish-ceremony.html

Comments