Daily Mail: Një qytet shqiptar shpall Donald Trump ‘Qytetar Nderi’

221
fresco

“Një qytet shqiptar i njohur se u vendos rrugëve emrat e personaliteteve të botës më së fundi ka shpallur presidentin e sapozgjedhur Donald Trump qytetar nderi”.

Kështu e hap shkrimin britanikja “ Daily Mail” një ditë pasi Kamza e shpalli manjatin qytetar nderi.

“Bashkia e qytetit votoi unanimisht për Trump si një model revolucioni i rendit të ri demokratik, si një ekspert në ekonomi, një negociues i politikës së jashtme, një komunikues popullor dhe lider i kohëve modern” thuhet më tej në shkrimin i cili fillimisht është publikuar nga prestizgjiozja Associated Press.

Në shkrim cittohet se vendimi i marrë këtë të mërkurë përshëndetit Trump pasi ai u dhuroi shpresë amerikanëve të cilët me të drejtë ndiheshin të tradhëtuar nga klasa politike.
Kamza citohet se është një zonë në periferi të Tiranës, kryeqytetit shqiptar dhe ka si kryetar bashkie Xhelal Mziu i qendrës së djathtë.

Madje vetë kryetari postoi në rrjetin social facebook një foto të tij duke qëndruar krah republikanit Trump duke bërë të dy shenjën e fitores.

Por sigurisht një lajm i tillë nuk mund t’i shpëtonte rrjeteve sociale ku tashmë është shndërruar kryefjalën e të qeshurave dhe ironive.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

Comments