“Daily Mail”, shkrim special me foto të jashtëzakonshme për futbollin kosovar (FOTO)

250
fresco

midle

“Kosova është një vend me dy milionë banorë, por me origjinë nga ky vend janë lojtarë të jashtëzakonshëm si yjet e Premierligës, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Adnan Januzaj. Por, problemi i tyre është se luajnë me ekipe tjera kombëtare, vendet që i përqafuan familjet e tyre kur 900.000 kosovarë (shqiptarë) u zhvendosën nga lufta. Shumë prej tyre dolën në Zvicër dhe Skandinavi”, thuhet aty.

37E1B62C00000578-0-image-a-5_1472942114699

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, e konsideron këtë moment si special.

“Është një moment special, shumë emocional dhe shumë i rëndësishëm. Ne jemi me fat sepse kemi shumë lojtarë të rinj dhhe strategjia jonë është për të ndërtuar një ekip për 6 deri në 8 vitet e ardhshme, jo vetëm në këtë proces kualifikimi”, ka deklaruar Salihu.

37E1B63A00000578-0-image-a-4_1472942102793

“Daily Mail” komenton më tej interesimin e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës për t’iu bashkuar Kosovës. “Interesi i Shaqirit ishte i madh, sidomos kur anësori i Stoke Cityt u anashkalua në procesin e zgjedhjes së kapitenit të Zvicrës para Kampionatit Evropian. Xhaka javën e kaluar lëshoi një letër, pasi që u quajt tradhtar nga disa në Kosovë. AI tha se dëshironte të luante për Kosovën, por nuk e lejoi FIFA, pasi që e kishte përfaqësuar Zvicrën në Evropian”. ”

Gazeta angleze e mbyllë këtë shkrim në faqen online në këtë mënyrë: “Pavarësisht rezultateve, Kosova po e ndërton një të ardhme të madhe në futboll”. /Lajmi.net

Comments