Daja kundër Disiplinës: Le t’ia heqë më pamje kartonin e verdhë Veliut

536
fresco

Ilir Daja parashikon një transfertë të vështirë me Kukësin, edhe pse këtë kundërshtar e ka mundur në takimin e fazës së parë. Trajneri i Flamurtarit merr për referim pjesën e parë ndaj Teutës për lojën që duhet të zhvillojë ekipi i tij.

Kukësi ka bërë më mirë se ne deri në këto momente, por ne kemi një bonus që në ndeshjen direkte të fazës së parë kemi marrë fitore. Luajmë në transfertë, në një fushë asnjanëse, që do të thotë se të tre rezultatet janë brenda. Duhet të bëjmë atë atë lojë që zhvilluam në pjesën e parë ndaj Teutës.

Fakti që Kukësi mund të ketë një mbështetje më të madhe të tifozëve nuk e shqetëson Dajën, përkundrazi e sheh si motivim për kuqezinjtë.

Ndeshja me tifozë është gjithmonë më e mirë, edhe nëse ata mbështesin vetëm ekipin kundërshtar. Do të mendoj anën pozitive, prania e tifozëve është motivuese, qofshin këta kundërshtarë.

Trajneri kryeqytetas ironizoi vendimin e Disiplinës për dënimin me pamje filmike të Idriz Bathës.

Nuk e di çfarë mund të ndodhë deri në momentin e ndeshjes. Ne kemi punuar gjatë gjithë javës me Bathën në formacion, por tani nuk e kemi, meqë e dënoi Disiplina. Do ta ndiejmë shumë mungesën e tij. Më mirë të presim orarin e ndeshjes për të parë se kë kemi në dispozicion. Nuk mund të merret vendim me pamjet filmike, sepse aty kanë qenë të gjithë arbitrat. Sepse i bie që edhe neve të na heqin tre kartonë të verdhë që i kemi marrë pa të drejtë. Nëse përdorim pamjet Veliut i hiqet kartoni sepse nuk e ka prekur fare kundërshtarin. Nuk mund të merren vendime mbi vendimet e gjyqtarit.

Sa u përket objektivave, pjesëmarrja në Europa League, sipas Dajës, do të konsiderohej një mision i përmbushur.

Edhe pse presidenti e thotë gjithmonë që objektivi është të kënaqim publikun vlonjat, synimi ynë është të luajmë në Europa League, pra të renditemi të paktën në vendin e tretë ose të katërt.

Comments