Danas publikon 10 pikat e planit franko-gjerman: Kosova dhe Serbia ia njohin njëra-tjetrës simbolet e dokumentet

150

Kosovës dhe Serbisë në fund të vitit të kaluar iu dorëzua versioni i fundit, i përditësuar i propozimit franko-gjerman për marrëveshjen bazë që synohet të arrihet shpejt.

Gazeta serbe, Danas raporton se e ka siguruar këtë propozim përmes rrugëve diplomatike. Aty, sipas gazetës thuhet se Kosova dhe Serbia nuk mund ta përfaqësojnë palë tjetër në sferën ndërkombëtare, përcjell Gazeta Express.

Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, thuhet shprehimisht në propozimin me dhjetë pika.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk përmendet konkretisht në këtë dokument, i cili tashmë po qarkullon në rrjetet sociale, por themelimi i tij mund të konkludohet në mënyrë indirekte, përmes anëtarëve të tjerë.

Kështu, në pikën 10 shkruhet: “Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”

Comments