Dani Alvesh gjen “punë” pas publikimit në internet

384
fresco

Më shumë se sa largimi nga PSG, Dani Alves bëri bujë për mënyrën se si kërkoi “punë”, një ekip të ri, duke publikuar në rrjetet sociale CV e tij.

Sigurisht që për mbrojtësin brazilianin interesimi ishte i madh, erdhën oferta nga më të ndryshmet, por së fundmi Dani Alves i ka dhënë fund spekulimeve teksa ka vendosur për të ardhmen e tij.

Pas një aventure të gjatë në ekipet më të rëndësishme europiane ku fitoi çdo trofe të mundshëm, Dani Alves rikthehet në Brazil për të veshur fanellën e Sao Paolo.

Ka qenë vetë klubi brazilian i cili ka bërë publik arritjen e marrëveshjes me ish futbollistin e Barcelonës, Juves e PSG: “Dani Alves është personifikimi i asaj që duam për Sao Paolon.

Një nga lojtarët më të rëndësishëm në nivel botëror, një person i cili njihet për personalitetin e tij dhe dëshirën për të fituar trofe.

I kisha thënë Dani Alvesit, vijon më tej presidenti Calos Augusto de Barros, se një ditë do të luante për ekipin që dashuron, sot jam krenuar që e mbajta fjalën”, u shpreh presidenti i Sao Paolos. Dani Avles firmosi një kontratë 3-vjeçare deri në vitin 2022.

Comments